Ballina Teknologji Google në të ardhmen do të heqë zmadhuesit e zërit prej telefonave

Google në të ardhmen do të heqë zmadhuesit e zërit prej telefonave

Edhe pse jemi në ditët e para të vitit të ri, Google ka vënë sytë kah e ardhmja.

Kompania, që udhëhiqet nga Alphabet, ka blerë një ‘startup’ britanik të quajtur Redux.

Kjo kompani e re “krijon produkte dhe sisteme që mundësojnë reagime dhe zërim pa asnjë zmadhues zëri”, sipas “Cruncbase”. Në fjalë të tjera, kjo teknologji eliminon zmadhuesit e zërit dhe butonat nëpër telefona të mençur.

Vitin e shkuar “Redux” njoftoi për teknologjinë e re të audios, për të zëvendësuar direkt zmadhuesit e zërave të telefonave me panele të ekraneve, transmeton Albinfo.ch.

Teknologjia e “Reduxit” pritet të përdoret për të ardhmen e telefonave Pixel.

Loading...