Ballina Bota Gjendja shëndetësore e Trump, flet mjeku i tij: E shkëlqyer, por duhet...

Gjendja shëndetësore e Trump, flet mjeku i tij: E shkëlqyer, por duhet të bëj kujdes me…

Presidenti amerikan, Donald Trump gëzon shëndet të shkëlqyer.

Kështu njoftoi dje në mbrëmje Shtëpia e Bardhë duke cituar mjekun e tij, pas vizitës së parë mjekësore që prej ardhjes në pushtet para rreth një viti të 71 vjeçari Trump.

“Vizita mjekësore e presidentit në spitalin kombëtar ushtarak të Ëalter Reed kaloi në mënyrë jashtëzakonisht të mirë. Presidentë gëzon një shëndet të shkëlqyer”, deklaroi mjeku Ronny Jackson, që më parë ka qenë i ngakuar edhe për paraardhësin demokrat, Barack Obama.

Ai do të japë detajet mbi gjendjen shëndetësore të martën. Ky bilanc do të limitohet vetëm mbi peshën, tensionin e gjakut dhe nivelin e kolesterolit.

Presidenti amerikan nuk ka asnjë detyrim që t’i nënshtrohet një check-up-i shëndetësor dhe as të bëjë publik rezultatin. Por, kjo është bërë një traditë tashmë.

Loading...