Ballina Lajme Gjendja e rrugëve në Maqedoni

Gjendja e rrugëve në Maqedoni

SHPËRNDAJE

Komunikacioni në vend po zhvillohet nëpër lugë vende-vende të lagështa. Borë me intensitet të dobët bie në Gjavato, por nuk shtresohet në rrugë.

Dukshmëri e zvogëluar për shkak të mjegullës prej 30 – 40 m ka në akset rrugore Lisec – Koda e Diellit, prej 50 deri në 100 metra në Strazhë dhe deri në 100 metra në Krushevë.

Për shkak të largimit të një automjeti të rëndë motorik në udhëkryqin Debreshte, prej orës 09:50 komunikacioni në rrugën magjistrale Gradsko – Prilep është rieorientuar.

Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. Ky informacion ka të bëjë vetëm për anën e vendkalimeve kufitare të Maqedonisë.

LAMM rekomandon lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor.Në grykat është e mundur rrëshqitje e tokës, sidomos në rrugët: Koçan – Maqedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovo.