Ballina Bota Francë, pas 7 ditësh hapet rruga e bllokuar nga bora (FOTO)

Francë, pas 7 ditësh hapet rruga e bllokuar nga bora (FOTO)

SHPËRNDAJE

Hapet më në fund, rruga e bllokuar nga një ortekë bore në Alpet franceze, që arrinte lartësinë deri në 7 metra. Pas reshjeve të mëdha gjatë ditës së martë duke u gdhirë e mërkura, shumë fshatra në Alpet franceze mbetën të bllokuara nga pjesa tjetër franceze. Për pasojë, një ortek i madh i borës bllokoi aksin rrugor mes Bessans dhe Bonneval-sur-Arca.

Pas hapjes së rrugës së bllokuar, fotot dramatike të kësaj situate të tmerrshme që u krijua për shtatë ditë, i sjell eksperti për orteqe, Alain Ducios ku shihet edhe kalimi që është krijuar në mes të rrugës, përmes ortekut i cili për tu larguar duhet shumë kohë dhe kushte të mira klimatike.

“Kanë kaluar 20 vjet dhe nuk kemi parë një ortek të tillë në këtë zonë,” tha Ducios edhe pse sipas tij një gjë e tillë është pritur duke pasur parasysh sasitë e mëdha të reshjeve të borës gjatë ditëve të kaluara.

Në zonën e Savojës për 36 orë kanë rënë 1.8 metra borë, e meteorologët këto reshje i përshkruajnë si një dukuri që mund të shihet një herë në 30 vjet, thekson BBC. Kjo sasi e reshjeve ka shkaktuar edhe ndërprerjen e dritave dhe lëvizjen e njerëzve dhe mallrave, si dhe ka ndaluar skijimin për shkak të rrezikut nga orteqet, duke e rritur nivelin e rrezikut në shkallën më të lartë në 10 vjetët e fundit. / XH. GJ.