Ballina Bota Edhe në Rusi nis blerja e votës/ Kush voton fiton një…

Edhe në Rusi nis blerja e votës/ Kush voton fiton një…

SHPËRNDAJE

Rusët që do të shkojnë të votojnë në muajin mars do të kenë mundësinë të fitojnë një i-Phone ose një i-Pad.

Mediat vendase i referohen një dokumenti të Kremlinit, sipas të cilit ky është një nga opsionet që po shqyrtohet për të siguruar një pjesëmarrje të lartë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Rizgjedhja president e Vladimir Putinit është e siguruar. Megjithëse popullariteti i tij vazhdon të jetë i lartë, anketimet tregojnë se nuk është i tillë imazhi i procesit zgjedhor.

Aktivistët e opozitës thonë se Kremlini është i shqetësuar ndërsa përpiqet të ruajë balancën ndërmjet kontrollit të rreptë ndaj fushatës zgjedhore, por në anën tjetër edhe shmangies së apatisë së votuesve.

Sipas tyre, Kremlini është i vendosur të sigurojë një nivel të lartë pjesëmarrjeje, për të demonstruar se Putin mbetet “udhëheqësi i pazëvendësueshëm” i Rusisë pas 18 vitesh në pushtet dhe se kontrolli i tij mbi vendin nuk është dobësuar.

I vetmi udhëheqës real opozitar, Alexei Navalny, një aktivist kundër korrupsionit, është përjashtuar nga pjesëmarrja në zgjedhje.