Ballina Shëndeti Dhimbja e gjurit, trajtimi në kushte shtëpie

Dhimbja e gjurit, trajtimi në kushte shtëpie

Dhimbja në gju është një ankesë e zakonshme që prek të gjitha grupmoshat. Kjo dhimbje mund të jetë rezultat i një dëmtimi, të tilla si një ligament i prerë ose kërc i krisur. Gjendje të caktuara mjekësore, duke përfshirë artritin dhe infeksione, gjithashtu mund të shkaktojnë dhimbje në gju.

Terapia fizike mund të ndihmojë në disa raste, megjithatë, gjuri mund të kërkojë riparime kirurgjikale. Kjo e fundit rekomandohet në raste ekstreme të artritit. Por, nëse dhimbja është për shkak të inflamacionit, artritit ose lëndimeve të lehta, këshillohet aplikimi në kushte shtëpie e disa metodave, të cilat kanë dhënë rezultat.

Është me rëndësi që në çdo rast, përpara se të provoni ndonjë ilaç në shtëpi apo një terapi tjetër alternative, të flisni me mjekun tuaj për të shmangur efektet anë- sore.

Është gjithashtu e rëndësishme të gjesh shkakun pas dhimbjes. Sa më shpejt të arrini në rrënjën e problemit, aq më shpejt do të jeni në rrugën e rimëkëmbjes. Ndihma e parë Nëse e keni shtrembëruar këmbën, keni rënë ose keni tendosur gjurin tuaj, ndihma e parë në shtëpi mund të jetë e dobishme.

Aplikoni një kompresë të ftohtë ose qese me akull në gju. Perimet e ngrira, të tilla si bizele, gjithashtu do të bëjnë punë nëse nuk keni akull. Kjo shërben për të parandaluar ënjtjen. Ndërkohë që jeni duke pushuar, mbani këmbët tuaja në pozicion lart. Qëndroni të qetë “Tai chi” është një formë e lashtë kineze e stërvitjes së mendjes, e cila përmirëson ekuilibrin dhe fleksibilitetin.

Në një studim të botuar në “Arthritis dhe Reumatism”, studiuesit zbuluan se kjo praktikë është veçanërisht e dobishme për ata me osteoartrit, pasi redukton dhimbjen dhe rrit gamën e lëvizjes. Disiplina mendore mund të ndihmojë gjithashtu në përballimin e dhimbjeve kronike. Ushtrimi dhe menaxhimi i peshës Ushtrimet ditore zvogëlojnë dhimbjen në gju te disa njerëz.

Duke qenë mbipeshë, mund të keni përkeqësim të problemit, kështu që menaxhimi i peshës është i rëndësishëm. Xhenxhefili Përfitimet shëndetësore të xhenxhefilit përfshijnë lehtësim nga ngacmimi në stomak, të përzierat, si dhe lehtësim të dhimbjeve. Nga një studim i kryer te të sëmurët me artrit, rezultoi se xhenxhefili ndihmoi në zvogëlimin e dhimbjes.

Loading...