Ballina Lajme Arben Labenishti kundërkandidat i Bilall Kasamit për kreun e Lëvizjes Besa!?

Arben Labenishti kundërkandidat i Bilall Kasamit për kreun e Lëvizjes Besa!?

SHPËRNDAJE

Grupi i cili nuk duan që Bilall Kasami të jetë kryetar i Lëvizjes Besa tashmë kanë dalë me kandidatin e tyre për kryetar partie i cili sipas informacioneve pritet të jetë Arben Labenishti nga Struga.
Pasi që ende në gjykatën themelore Shkupi 2 nuk është depozituar dokumentacioni për të shkarkuar Bilall Kasami si duket grupi i Nexhbedin Karemanit janë dorëzuar duke kuptuar se e kanë të humbur betejën juridike prandaj dhe sipas gjitha gjasave do pranojnë të shkojnë në kongres për të sfiduar Bilall Kasamin. Kundërkandidati më i përfolur i Bilall Kasamit në kongresin e parë pritet të jetë Arben Labenishti, i cili deri tash ka mbajtur postin e nënkryetarit të partisë.
Si duket grupi që kundërshton Bilall Kasamin ka pranuar dorën e zgjatur të këtij të fundit i cili bëri apel që të rikthehen në parti dhe të zhvillojnë betejën demokratike brenda institucioneve partiake duke respektuar Statutin e partisë.

Përndryshe Arben Labenishti ka qenë deputet i BDI-së si dhe zëvendës ministër i mbrojtjes gjatë qeverisjes VMRO-BDI kur kryeministër ka qenë Nikolla Gruevski.

Ai ishte edhe kandidat për deputet i Lëvizjes Besa në zgjedhjet e vitit 2016 ku ishte larg pragut për të marë mandatin e deputetit. Në zgjedhjet e fundit lokale për Komunën e Strugës Lëvizja Besa pësoi disfatën më të madhe në nivel republikan.

Marrë nga: http://www.topalnews.com/maqedoni/arben-labenishti-kunderkandidat-i-bilall-kasamit-per-kreun-e-levizjes-besa/