Ballina Lajme AMBASADORI LU: SJELLIM PROKURORË AMERIKANË PËR ÇËSHTJEN “TAHIRI”

AMBASADORI LU: SJELLIM PROKURORË AMERIKANË PËR ÇËSHTJEN “TAHIRI”

SHPËRNDAJE

Ambasadori amerikan vizitoi sot zyrën e Fatmir Xhafës në një takim që zgjati më shumë se një orë. Ndërsa Ministria e Brendshme ka preferuar të heshtë, ka folur vetë z. Donal Lu. Në një prononcim për Balkanweb ai është shprehur se është i interesuar për hetimet rreth ish-ministrit Saimir Tahiri dhe për këtë është i gatshëm të sjellë prokurorë të FBI-së në Shqipëri.

Lu e mbyll deklaratën me fjalët: “Ne do donim të shihnim një hetim më aktiv nga prokurorët dhe policia gjyqësore, dhe e kemi përcjellë këtë mesazh. Në një demokraci të vërtetë, askush nuk është mbi ligjin”. Por, a është ky sinjal i ambasadorit amerikan për prokurorët e Krimeve të Rënda dhe një akuzë publike për ta, se po zvarrisin hetimet?

Lexojeni të plotë deklaratën e ambasadorit amerikan në Tiranë

Pyetje: Ambasadori Lu, gjatë takimit tuaj me Ministrin Xhafaj, a biseduat çështje korrupsioni të nivelit të lartë, si ajo e Saimir Tahirit?

Përgjigje- ambasadori Lu: Çështja e z. Tahiri kërkon një hetim të plotë dhe proces të paanshëm ligjor. Ashtu si vetë Z. Tahiri dhe shumë udhëheqës të tjerë shqiptarë e kanë thënë, kjo çështje duhet zgjidhur në gjykatë, duke shqyrtuar të gjitha faktet. Bota, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara, po e ndjek nga shumë afër këtë çështje dhe çështje të tjera sensitive, si ato të Emiljano Shullazit, Lul Berishës dhe tre gjykatësve të apelit në Durrës. Ne kemi ofruar mbështetjen e prokurorëve federalë amerikanë dhe agjenci të zbatimit të ligjit të Shteteve të Bashkuara për t’i ofruar ndihmë teknike Prokurorisë në kryerjen e një hetimi të plotë, i cili ka për qëllim zbulimin e të vërtetës. Ne do donim të shihnim një hetim më aktiv nga prokurorët dhe policia gjyqësore, dhe e kemi përcjellë këtë mesazh. Në një demokraci të vërtetë, askush nuk është mbi ligjin.