Ballina Jetë & Stil 7 vendet turistike fatsjellëse që duhet t’i vizitoni të paktën një herë...

7 vendet turistike fatsjellëse që duhet t’i vizitoni të paktën një herë në jetë

SHPËRNDAJE

Për shekuj me radhë, njerëzit supersticiozë i kanë cilësuar disa objekte/vende vërtet fatsjellëse. Guida amerikane Fodors rendit dhjetë vende fatsjellëse… Në Itali gjenden dy të tillë, njëri në Milano dhe një tjetër në Firence – të cilat përmenden në gjithë guidat turistike, për të cilat vizitorët mbajnë radhë të gjata.

1,Një prej tyre është në Galerinë e famshme të Vittorio Emanuele II, në qendër të Milanos. Në dysheme, në anën e majtë të galerisë, është një mozaik – dem, të cilin thuhet se po ta prekësh të sjell fat.

2,Në Firence ndodhet statuja e Porcellino-s (Derrkucit). Ju duhet të fusni një monedhë në gojën e Porcellino-s, sepse thuhet se sjell fat dhe kthehesh sërish në Firence.

3,Në Europë ka shumë vende fatsjellëse. Në Stamboll, për shembull, brenda Bazilikës së Shën Sofisë, gjendet një kolonë “që qan”, e njohur si Kolona e Shën Gregorit. Thuhet se lotët e tij bëjnë mrekulli dhe shërojnë të sëmurët. Vizitorët fusin gishtin në një nga të çarat e saj, e nëse gishti laget, ai do të shërohet.

4.Nurembergu, në Gjermani, është i famshëm për Schöner Brunnen, i cili është një shatërvan i bukur në qendrën historike që qytetit. Në të ndodhet një unazë e artë, e cila është si talisman: ju duhet ta rrotulloni atë tre herë.

5.Në Bruksel, vendi fatsjellës është Statuja Everard ‘t Serclaes, e cila ndodhet në një rrugicë pranë Grand’ Place. Figurat në reliev, ose ndryshe qeni dhe engjëlli janë konsumuar nga mijëra duar që e prekin çdo ditë.

6.Në Paris janë të shumtë turistët që vizitojnë varrezat Père Lachaise, në të cilën prehen disa nga personalitetet më të famshëm, nga Jim Morrison e Edith Piaff tek Oscar Wilde. Por thuhet se vetëm një prej tyre sjell fat: varri i Victor Noir, një personazh, i cili mori më shumë famë pas vdekjes se sa kur ish gjallë. Janë të shumta femrat që e vizitojnë varrin e tij. Thuhet se po ta puthësh në buzë, ta prekësh në pantallona dhe t’i vësh një lule në kapele stimulon fertilitetin tek femrat dhe mund të gjeni burrë brenda një viti.

7.Në Qarkun Cork, në jug të Irlandës, ju duhettë vizitoni Blarney Castle. Sipas legjendës, është një gur në kështjellë, i cili thuhet se bën mrekulli nëse e puthni. Por kjo gjë nuk është e thjeshtë: ju duhet të ngjisni një shkallë dhe të shtriheni drejt një si humnere./Monitor/