Ballina Kronika SHKUP, PËRLESHJE FIZIKE MES DY GRUPE NXËNËSISH, PËR RRAHJEN JANË DAKORDUAR NË...

SHKUP, PËRLESHJE FIZIKE MES DY GRUPE NXËNËSISH, PËR RRAHJEN JANË DAKORDUAR NË FACEBOOK

SHPËRNDAJE

Gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një rrahje mes dy grupeve të miturish të cilët paraprakisht për përleshjen fizike janë dakorduar në rrjetet sociale. Rrahja ka ndodhur në rrugën “Kosta Abrasheviq”.
Nga njëra anë kanë qenë 11 të mitur të moshës 13-15 vjeçare, prej të cilëve nëntë kanë qenë nxënës të shkollës fillore “Liria” dhe dy të shkollës së mesme “Arseni Jovkov”, ndërsa nga ana tjetër kanë qenë 17 nxënës, poashtu të moshës 13-15 vjeçare, të gjithë të shkollës fillore “7 Marsi”.
Në këtë rrahje dy grupet kanë shkëmbyer mes veti grushte dhe shqelma, kurse më pas janë gjuajtur edhe me gurë, prej të cilëve është dëmtuar një veturë private “Vento” me targa të Shkupit. Rrahja ka ndodhur si pasojë e mosdurimit dhe grindjes mes dy grupeve në rrjetet sociale. Policia po merr masa për zbardhjen e plotë të rastit.