Ballina Kronika Nëna 38-vjeçare denoncon në polici: Vajza më ka ikur pa leje nga...

Nëna 38-vjeçare denoncon në polici: Vajza më ka ikur pa leje nga shtëpia, punon në disko

SHPËRNDAJE

Një grua ka denoncuar në polici largimin nga banesa të vajzës së saj të mitur. Sipas burimeve nga Policia e Sarandës, 38-vjeçarja me iniciale M.T., banuese në fshatin Bishan, Vlorë, ka deklaruar në polici se vajza me inicialet E.T. ndodhet në Sarandë pa lejen e saj dhe madje se punon në një disko.

“Vajza ime 16 vjeçe më ka ikur nga shtëpia pa leje. Rri në shtëpinë e motrave të mia. Kam frikë për të, është e vogël.

Madje më kanë thënë që punon në një disko”, ka thënë mes lotësh gruaja e re.

Menjëherë policia ka nisur hetimet dhe kërkimet për gjetjen e vajzës, ndërsa materiale janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për vlerësim.