Ballina Lajme GRUEVSKI: ASKUSH NUK E KA GODITUR ZHERNOVSKIN, KJO QË PO NDODH ËSHTË...

GRUEVSKI: ASKUSH NUK E KA GODITUR ZHERNOVSKIN, KJO QË PO NDODH ËSHTË ABSURDE

SHPËRNDAJE

Pas mbarimit të seancës për dhunën në komunën Qendër, i akuzuari Nikolla Gruevski deklaroi se për të ky gjykim është absurd.
“Ne jemi në përndjekje politike sepse në shekullin 21 po shkojmë në gjyq për shkak se ka pasur protesta, ndërsa tani dikush kërkon organizatorin e atyre protestave ngase janë thyer disa dritare”, deklaroi Gruevski.
Sipas tij, të akuzuarit, janë vendosur në një pozitë absurde, në të cilën dëshmitarë janë kundërshtarët e tyre politik.
“Ne jemi këtu me ditë, me muaj, për shkak se janë thyer disa dritare, ndërsa laramanët thyen dhe dogjën zyrën e presidentit, ku mund të digjeshe edhe ndërtesa ku banojnë njerëz. Por ata kaluan pa u dënuar”, ka shtuar Gruevski.
Në pyetjen e gazetarëve lidhur me incizimin në të cilin dëgjohet se ai porosit shuplaka për Andrej Zhernovskin, Gruevski buzëqeshi dhe tha se askush nuk ka marrë shuplaka dhe as që është bërë tentim për ta goditur Zhernovskin. /SHENJA/