Ballina Kronika Gjendet e vdekur profesoresha nga Shkupi, dy ditë ishte e zhdukur (FOTO)

Gjendet e vdekur profesoresha nga Shkupi, dy ditë ishte e zhdukur (FOTO)

SHPËRNDAJE

Pesëdhjetë e dy vjeçarja Snezhana Trojoçanec të cilën po e kërkonte polica sot është gjetur e vdekur. Informatën e ka konfirmuar i bir i të ndjerës në rrjetet sociale.
Ajo është kërkuar dy ditët e fundit. Sipas MPB-së, profesoresha është larguar nga shtëpia rreth orës 06:00 të mëngjesit në drejtim të panjohur. Në kërkimin e saj janë kyçur një numër i madh i qytetarëve të Shkupit.
Tani për tani nuk ka informacione zyrtare nga policia si ka ndërruar jetë profesoresha.
Policia e Shkupit ka njoftuar se sot rrethe orës 13:00 në afri të Karposh 4 është gjetur trupi i saj, nga një kalimtarë rasti.