Zgjedhjet presidenciale, sllovenët zgjedhin mes Pahorit dhe Sharecit

Zgjedhjet presidenciale, sllovenët zgjedhin mes Pahorit dhe Sharecit

SHPËRNDAJE

Numri i përgjithshëm i zgjedhësve me të drejtë vote është 1.716.039, ndërkohë që votimi i sotëm është në kuadër të zgjedhjeve të gjashtë presidenciale që nga shpallja e pavarësisë në vitin 1991

Sot ne Slloveni mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në të cilin garojnë Borut Pahor dhe Marjan Sharec, raporton (AA).

Në raundin e parë të mbajtur më 22 tetor, kandidati Borut Pahor fitoi 47.21 për qind të votave, ndërsa Marjan Sharec fitoi 24.76, nga totali prej nëntë kandidatë sa garuan për presidencën e Sllovenisë.

Numri i përgjithshëm i zgjedhësve me të drejtë vote është 1.716.039, ndërkohë që votimi i sotëm është në kuadër të zgjedhjeve të gjashtë presidenciale që nga shpallja e pavarësisë në vitin 1991.

Presidenti i Republikës së Sllovenisë është zyrtari më i lartë politik në Slloveni. President aktual i vendit është Pahor, ndërsa para tij këtë funksion e kanë kryer Milan Kuçan (dy mandate), Janez Drnovshek dhe Danilo Turk. Në vitin 2004 Sllovenia u bë anëtare e plotë e NATO-s dhe eurozonës dhe anëtare e Shengenit.

Ndryshe, Sllovenia ka 2.064.836 banorë, dhe në bazë të të dhënave të Agjencisë për Statistika ka një pagë bruto me 1.613.62 euro, ndërsa paga neto është 1.051.73 euro. Shkalla e papunësisë në këtë vend është 6.4 për qind, rritja e BPV-së 4.4 për qind, ndërsa inflacioni 1.4 për qind.