Turku e tërheq zvarrë për flokë shkupjanen 22 vjeçare në mes të...

Turku e tërheq zvarrë për flokë shkupjanen 22 vjeçare në mes të Shkupit

SHPËRNDAJE

Të martën rreth orës 16 e 15 minuta, 22 vjeçarja Ç.M. nga Shkupi ka denoncuar në polici se të njëjtën ditë rreth orës 16 është rrahur nga personi me iniciale E.S. nga Turqia. Sipas saj, sulmi fizik ka ndodhur në bulevardin “Kirili dhe Metodij” në afërsi të Qendrës Tregtare “Ramstor”, shkruan Gazeta Lajm.

Policia informon se ai e ka tërhequr zvarrë 22 vjeçaren për flokë dhe pasi e ka rrëzuar në tokë e ka goditur me shqelma në fytyrë dhe në trup. Shkak pë sulmin fizik ka qenë zënka paraprake e vajzës me një mik të shtetasit të Turqisë. Policia informon se është duke punuar në ndriçimin e plotë të rastit.