Trump: Me Putin pata një diskutim të mirë

Trump: Me Putin pata një diskutim të mirë

SHPËRNDAJE

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka thënë të ketë pasur ‘diskutim të mirë’ me presidentin rus, Vladimir Putin.

Kjo kishte ndodhur shumë shkurt kur ata ishin takuar rastësisht, në Samitin e Azi-Paqësorit në Vietnam, shkruan BBC, përcjellë Klan Kosova.

Në Twitter, ai ka shpërthyer ndaj “urrejtësve dhe të pa diturve”, të cilët ka thënë, se nuk japin kurajë për marrëdhënie të mira në mes të dyja vendeve.

Më parë ai kishte treguar se Putin i kishte thënë se ishte ndjehu i ofenduar ndaj dyshimeve se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Inteligjenca amerikane paraprakisht kishte konstatuar se Rusia kishte provuar të ndërhynte në rezultat për t’i bërë favor Trump-it.

“Të gjithë urrejtësit dhe të paditurit duhet të kuptojnë se ta pasurit marrëdhënie të mira me Rusinë është gjë e mirë, jo e keqe”.

“Gjithmonë ka pasur lojëra politike – të këqija për vendin tonë”.

“Dua ta zgjedh çështjen e Koresë Veriore, Sirisë, Ukrainës, terrorizimit dhe Rusia këtu mund të japë ndihmën e saj”, ka thënë Trump, kur ka folur për marrëdhëniet amerikano-ruse.