Takimi Zaev – Sela, ja çfarë vendosën për koalicionin?!

Takimi Zaev – Sela, ja çfarë vendosën për koalicionin?!

SHPËRNDAJE

Kryeministri Zoran Zaev është takuar me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, ku kanë konkretizuar koalicionimin e tyre të mëtejshëm qeveritar, duke evituar çdo thashetheme të lansuara gjatë ditëve të fundit, sidomos gjatë periudhës së fushatës zgjedhore.

Zëdhënësi i ASH-së, Flakron Bexheti deklaroi për INA se partia e tyre ka qenë dhe vazhdon përcaktimet e saj si pjesë e Qeverisë së re reformatore. Sipas tij, gjithçka ishte krijuar një mashtrim i opinionit gjatë fushatës se gjoja ASH do të braktisë Qeverinë.

“Takimi ka qenë  konstruktiv, në një frymë pozitive, është ku mes tjerash është biseduar për vazhdimin e reformave, me nje përkushtim të përbashkët në Qeverinë reformatore. Aleanca për Shqiptarët, vazhdon të jetë pjesë e Qeverisë me ato pozicione, qe paraprakisht është dakorduar në përbërjen e shumicës parlamenare, dhe krijimin e Qeverisë Reformatore.”, theksoi Bexheti.

Sipas tij, gjatë periudhës së ardhshme, ASH do të caktojë edhe emrin e ministrit të ri të shëndetësisë, pas fitores së Arben Taravarit si kryetar i komunës së Gostivarit.(INA)