SULMOHET ME THIKË NJË DJALË 15 VJEÇAR NË SHKUP

SULMOHET ME THIKË NJË DJALË 15 VJEÇAR NË SHKUP

SHPËRNDAJE

Një djalosh pesëmbëdhjetëvjeçar nga Shkupi për 200 denarë dhe një xhup, dje në park është sulmuar me thikë nga dy dhunues.

Siç informoi MPB në polici është denoncuar se tek shatërvani në Parkun e Qytetit, dy persona të panjohur me kërcënim me thikë kanë kryer plaçkitje mbi të miturin duke i marrë xhupin dhe 200 denarë.

Po ndërmerren masa për gjetjen e autorëve dhe ndriçim të plotë të rastit.