‘STOP’/ Sherr i paparë në Gjykatën e Tiranës, grushte dhe të gjakosur

‘STOP’/ Sherr i paparë në Gjykatën e Tiranës, grushte dhe të gjakosur

SHPËRNDAJE

Çështjet e divorcit dhe kujdestarisë së fëmijëve kanë shkaktuar shumë plagë sociale në vend, deri edhe viktima.

Emisioni investigativ “Stop” ka denoncuar mbrëmjen e sotme një ngjarje aspak të zakontë që ka ndodhur në Gjykatën e Tiranës, ku pamjet e një videoje tregojnë disa persona që konfliktohen me grushte me njëri-tjetrin.

Kamera e “STOP” ka filmuar pamje të pabesueshme në ambientet e Gjykatës së Tiranës, ku një konflikt fizik mes një çifti në proces divorci ka përfshirë edhe policët.

Nga video vihen re disa persona të së njëjtës familje që konfliktohen me dikë në mjediset e brendshme të gjykatës, ndërsa polici që komunikon me ndërhyrjen e shpejtë për të ardhur në ndihmë të zgjidhjes së konfliktit.

Nga video e publikuar, duken persona të gjakosur, forcat e policisë që arrestojnë personat e përfshirë në konflikt dhe një pamje vërtet kaotike që ndodh në Gjykatën e Tiranës.

Sikurse shihet edhe në pamje, forcat e policisë shoqëruan me dhunë disa persona në komisariat, të cilët u përfshinë në sherr.

Madje një punonjëse policie, e angazhuar pranë Gjykatës së Tiranës, është gjakosur në hundë nga sherri mes disa personave për një vendim gjyqësor.

Drejtuesit e emisionit, Saimiri dhe Genti, referuar pamjeve në fjalë, apeluan që policia duhet të jetë e kujdesshme me atë që ndodh brenda një gjykate, pasi ata mund të futen me armë dhe në fund të prodhojnë edhe një tragjedi.

Nga ana tjetër, pamje të tilla, vështirësojnë edhe punën e gjykatësve në vendimet e marra, pasi siguria e tyre nuk mund të mbrohet vetëm nga një polic që lajmëron forcat e ndërhyrjes së shpejtë.

Pamjet e publikuara nga TvKlan: