SOT RIVOTOHET NË VENDVOTIMIN 2901 NË ÇAIR

SOT RIVOTOHET NË VENDVOTIMIN 2901 NË ÇAIR

SHPËRNDAJE

Sot do të rivotohet në vendvotimin 2901 në Komunën e Çairit. KSHZ votoi unanimisht pro rivotimit në Çair, duke u bazuar edhe në vendimin e Gjykatës Administrative e cila konstatoi shkelje në vendvotimin 2901 në Çair. Vendvotimi 2901 në Çair ka gjithsej 719 votues.
Më 29 tetor në këtë vendvotim ka pasur një fletëvotim më tepër nga numri i personave të nënshkruar në listës zgjedhore. Në këtë vendvotim votën e tyre e dhanë 278 votues nga gjithsej 719 votues.
Dje votuan personat e sëmurë dhe ata me aftësi të kufizuar. Nga Komisioni Komunal i Zgjedhjeve në Çair, kanë thënë se tre persona të sëmurë janë paraqitur për të votuar, prej të cilëve të drejtën e votës e realizuan dy.
Ky është rivotimi i vetëm i zgjedhjeve lokale në Maqedoni të cilat u mbajtën në dy raunde më 15 dhe 29 tetor.