Shkup: Burri xheloz rreh brutalisht gruan e tij

Shkup: Burri xheloz rreh brutalisht gruan e tij

SHPËRNDAJE

Një burrë xheloz në gjumë e ka rrahur me grushta bashkëshorten, duke e akuzuar për gjoja se ka lidhje dashurie. Për shkak të seriozitetit të lëndimeve, gruaja ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Siç kumtoi MPB në mëngjes në orën 3:50 A.D. (37) nga Shkupi, ka denoncuar se ditën e njëjtë 30 minuta pas mesnate derisa ka fjetur në shtëpinë e saj, bashkëshorti i saj A.D (41), duke e akuzuar për gjoja lidhje dashurie e ka sulmuar duke e goditur me grushta nëpër kokë dhe trup.

Pasi që gruaja ka arritur të ikë nga bashkëshorti ka shkuar te prindërit e saj, ndërsa pastaj dhe ka denoncuar në polici. Sepse e dëmtuara nuk është ndjerë mirë dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “* Shtatori”. Një mike e saj ka theksuar se bashkëshorti edhe më parë e ka maltretuar, por e njëjta deri tani nuk e ka denoncuar.