Shkon në 530 numri i të vdekurve nga tërmeti në Iran (VIDEO+FOTO)

Shkon në 530 numri i të vdekurve nga tërmeti në Iran (VIDEO+FOTO)

SHPËRNDAJE

Shkon në 530 numri i të vdekurve, ndërsa rreth 7.500 janë lënduar në tërmetin e fuqishëm që e goditi pjesën perëndimore të Iranit.

Epiqendra e tërmetit, i cili ndodhi të dielën në mbrëmje sipas kohës lokale, me intensitet prej 7,2 ballë sipas shkallës së Rihterit, ka qenë në Irak, në afërsi të kufirit me Iranin, në rreth 50 kilometra nga qyteti iranian Sarpop e Zahab. Janë regjistruar edhe dy tërmete dytësore, me fuqi prej 7,2 dhe 7,3 ballë sipas shkallës së Rihterit, në thellësi prej 19 dhe 25 kilometra nën sipërfaqen e vendit. Shërbimet sizmologjike kumtuan se tërmeti është ndjerë edhe në Kuvajt, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Izrael.
Nga tërmeti, në Iran janë prekur shtatë provinca, ku ka dëme materiale në 1.650 qytete dhe fshatra. Tërësisht janë shkatërruar 12.000 shtëpi, po edhe aq janë dëmtuar.