SHIFRA SHQETËSUESE NGA BRITANIA: SKLLAVËRIA U RRIT ME 300%, VIKTIMAT KRYESORE FEMRAT...

SHIFRA SHQETËSUESE NGA BRITANIA: SKLLAVËRIA U RRIT ME 300%, VIKTIMAT KRYESORE FEMRAT SHQIPTARE

SHPËRNDAJE

Një artikull i publikuar nga “The Guardian” jep shifra alarmante për skllavërimin modern që bëhet në Britani.

Rezultatet e studimit vijnë nga shifrat e raportit të organizatës Salvation Army, ku thuhet se numri i viktimave të asaj që quhet skllavëri moderne, është rritur me 300% në Britani.

Fatkeqësisht, kur fjala është për prostitucionin, viktimat më të larta janë femrat shqiptare, me 346 gra e vajza të trafikuara.

Nga ana tjetër e medaljes, rritje drastike ka qenë ajo e shfrytëzimit të të rinjve vetnamezë, të cilët përdoren për të rritur dhe mbjellë kanabisin në Britani.