PËRFUNDOI DEBATI, NESËR NË VOTIM LIGJIN PËR GJUHËN (VIDEO)

PËRFUNDOI DEBATI, NESËR NË VOTIM LIGJIN PËR GJUHËN (VIDEO)

SHPËRNDAJE

Përfunduan diskutimet e deputetëve të VMRO-DPMNE-së për propozimin e Qeverisë për nevojën për sjelljen e Ligjit për Gjuhët. Edhe në fjalimet e fundit, deputetët e opozitës maqedonase përsëritën qëndrimet e tyre kundër këtij propozimi. Deputeti Emil Dimitriev, ndër të tjera tha se ligji nuk duhet t’i dedikohet një ose dy gjuhëve por të gjitha gjuhëve që fliten në vend.

EMIL DIMITRIEV, VMRO-DPMNE

“Unë apeloj të mbledhim forcë dhe energji të flasim në këtë drejtim që është në kontribut të ndërtimit të bashkimit, në kontribut të forcimit të kohezionit ndëretnik në Maqedoni, prë çka ka bazë serioze sepse Maqedonia me shekuj i ka trajtuar këto dallime dhe ka ndërtuar zgjidhje për këto dallime. Ne si bashkëkohor të njerëzve që e kanë drejtuar vendin në të kaluarën duhet vetëm ta mbindërtiojme me zgjidhje të cilat janë aplikuese për rrjedhatr bashkëkohore në shjtet, në evropë dhe më gjerë”

Në replikë, deputeti i LSDM-së, Petar Atanasov, shtoi se ligji është në harmoni me Kushtetutën dhe se ky ligj është i nevojshëm për ndërtimin e besimit ndëretnik në vendin tonë.

PETAR ATANASOV, LSDM

“Ne si shoqëri tashmë hyjmë në fazë të ndërtimit të besimit në mes bashkësive dhe të gjithëve që hyjmë në Maqedoni. Për fat të keq, ju me ideologjinë tuaj dhe tezat tuaja partiake mbeteni jashtë këtij procesi. Do të thotë besim mes bashkësive është i nevojshëm që të mudn të ndërtojmë, sistem më të mirë, ligje më të mirë dhe jetë më të mirë për të gjithë. Amendamenti i pestë është i pastër dhe i qartë si kristali dhe ky ligj ka të bëjë pikërisht me këtë amendament”

Nga ana tjetër, deputeti i BDI-së, Ejup Alimi, në replikë ndaj deputetit të VMRO-DPMNE-së, Emil Dimitriev, theksoi se kanë qenë të penguar që më herët të zbatohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni.

EJUP ALIMI, BDI

“Prita nga kolegu deputet se si ish funksinar i lartë shteti duhet të reflekton në mënyrë më pozitivie dhe ta tregon realitetin se shteti ndaj këtij komuniteti ka blerë të padrejta. Dhe është një e drejtë e cila na takon, na ka takuar, por na është mohuar për arsye se përfaqësues të komunitetit, fatkeqësisht maqedonas, nga kjo foltore nga ky parlament, e kanë thënë se khjo sëhtë e drejtë e tepruar e komunitetit shqiptar dhe nuk kanë dashur të pajtohen me realitetin e këtij vendi që na takon”

Edhe pse diskutimi për nevojën për Ligj për Gjuhët përfundoi, votimi për të do të bëhet nesër, për shkak të mungesës së numrit të nevojshëm të deputetëve të shumicës parlamentare në Kuvend. Pasi të bëhet votimi, atëherë ligji do të kalojë në lexim të dytë.