Patriarku serb Irinej kërkon hakmarrje për vdekjen e serbëve në Kosovë

Patriarku serb Irinej kërkon hakmarrje për vdekjen e serbëve në Kosovë

SHPËRNDAJE

Patriarku Irinej vizitoi Shoqatën e Familjeve të të Rrëmbyerve dhe të Vrarëve në Kosovë bashkë me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai tha se nuk pritet asnjë drejtësi njerëzore lidhur me çështjen e viktimave në Kosovë, sepse ajo “ka rënë në gjumë shumë kohë më parë”, por vetëm Zoti, do të sjelljë drejtësi.

“Në Kosovë, drejtësia dhe e vërteta janë varrosur. Nëse varrosni të vdekurit, ajo do të ringjallet, prandaj shpresojmë që e vërteta për të gjithë të rinjtë të ringjallet”, tha Irinej.Patriarku shtoi se të gjitha krimet në Kosovë kërkojnë hakmarrje, por jo në aspektin njerëzor, raporton “b92”, transmeton Periskopi.

“Ata që u vranë, vdiqën sepse përfaqësonin një komb dhe i përkasin vendit ku ata kanë lindur”, tha patriarku.

Ai theksoi se ambientet e Shoqatës së Familjeve të të Rrëmbyerve dhe të Vrarëve në Kosovë janë vendi i trishtimit jo vetëm të prindërve dhe të afërmve të të vrarëve, por i gjithë popullit serb.

“Është e rëndësishme për ne që sot të mos harrojmë Kosovën, është vendi ynë, i zhytur në gjak,” tha Irinej.

Patriarku arriti në përfundimin se ai besonte se do të fitonte drejtësia atëherë dhe se “ne po presim për përmbushjen e kësaj drejtësie mbi ne.”/Periskopi/

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakBarça kërkon mbrojtës në Serie A