Njeriu i jashtëzakonshëm që shpëtoi nga ‘kthetrat’ e Hitlerit’ 669 fëmijë (VIDEO)

Njeriu i jashtëzakonshëm që shpëtoi nga ‘kthetrat’ e Hitlerit’ 669 fëmijë (VIDEO)

SHPËRNDAJE

Në vitin 1938, Nicholas Winton ishte një i ri që po punonte në bursën e Londrës. Ai ishte i vetëdijshëm për ngjarjet që po shpaloseshin në kontinent. Çifutët ishin nën kërcënimin e gjermanëve dhe Evropa po pushtohej nga nazistët.

Anti-semitizmi u vulos me ligj dhe dhuna ndaj objekteve hebraike po rritej. Por në vend që të rrinte duarkryq , ai u nis drejt Pragës dhe hartoi një plan që do të shpëtonte jetën e qindra fëmijëve pak para shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore. Nicholas Winton i mbajti sekret veprat e tij heroike për dekada të tëra derisa gjithçka u zbulua me një surprizë madhështore në një emision televiziv.

Në dhjetor 1938, Winton kishte planifikuar të shkonte me pushime dimërore. Pak para se të largohej, ai mori një letër nga miku i tij Martin Blake, i cili kishte udhëtuar për në Pragë në emër të Komitetit Britanik për Refugjatët në Çekosllovaki. Aty shkruhej “Kam një detyrë më interesante dhe kam nevojë për ndihmë. Mos humb kohë me ski”. ‘

Ky apel i thjeshtë do ta fuste Winton në zemër të një krize humanitare që ka lënë miliona viktima.

Ndërsa Rajhu i Tretë u zgjerua, shumë refugjatë hebrenj në Sudetenland, u detyruan të iknin nga shtëpitë e tyre. Shumë mundën të merrnin vetëm plackat që mund të mbanin.

Në Pragë, Winton pa me sytë e tij vetë shkallën e plotë të asgjësimit me të cilin ballafaqoheshin hebrenjtë në Sudetenlandin e pushtuar nga Gjermania. Kampet e refugjatëve po mbusheshin me familje të detyruara nga shtëpitë e tyre, shkruan syri.net. Banorët po luftonin për të mbijetuar dimrin e ashpër evropian. Winton u godit nga kushtet e tmerrshme por shqetësimi më i madh për të ishin fëmijët.

Si një qytetar britanik me kontakte, Winton ishte i bindur se mund të organizonte evakuimin e refugjatëve të rinj në Angli. Winton dhe kolegët e tij Martin Blake dhe Doreen Warriner krijuan një zyrë qendrore në një hotel në Pragë dhe filluan të marrin emrat e familjeve që dëshironin t’i dërgonin fëmijët e tyre në një vend më të sigurt.

Transportimi i qindra refugjatëve të rinj në Evropë kërkonte planifikim të kujdesshëm. Winton u kthye në Londër dhe filloi punën me një mal dokumentesh, shkruan syri.net.Qeveria britanike ishte e gatshme të linte fëmijët të hynin në vend.Winton kishte organizuar një familje kujdestare për çdo refugjat që u largua nga Çekosllovakia. Disa fëmijë kishin të afërm që i pritnin në Britani. Por në shumicën e rasteve, Winton duhet të bindte të huajt britanik që të merrnin fëmijët. Ai vendosi reklama në gazeta që bënin thirrje për vullnetarë. Për fat të mirë, qeveria britanike kishte filluar tashmë planet për të evakuuar fëmijët britanikë nga qendrat e qytetit në rast lufte, kështu që publiku britanik ishte i njoftuar me idenë e hapjes së shtëpive të tyre për ata që kishin nevojë.

Rruga e largimit

Për të arritur të sigurt, 669 fëmijët e Wintonit duhej të udhëtonin nëpër zemrën e Gjermanisë naziste. Tetë trena u nisën nga Varshava në mes të marsit dhe gushtit 1939.

Ky njëri është bërë shembulli më i mirë i forcës njerëzore jo vetem për planin heroik por për faktin së mbajti sekret gjithçka.

Pak para vdekjes, veprat e tij heroike u zbuluan në një emision televiziv dhe që atëherë videoja ka bërë xhiron e botës duke përlotur miliona qytetarë./syri.net/ImageImage