McCain: Trump është naiv

McCain: Trump është naiv

SHPËRNDAJE

Me Putinin patëm disa diskutime të mira, tha Presidenti amerikan Donald Trump, duke iu referuar takimit të tyre të shkurtër jozyrtar në kuadër të samitit të Azi-Paqësorit, transmeton top channel.
Përmes Twitter-it, shefi i Shtëpisë së Bardhë kritikoi “budallenjtë e ata që urrejnë”, të cilët nuk inkurajojnë, sipas tij, marrëdhëniet pozitive mes vendeve. Shefi i Kremlinit i kishte thënë më herët se ndihej i ofenduar nga akuzat e ndërhyrjes ruse në presidencialet e vitit 2016 dhe komentet e Putinit, në pikëpamjen e Trumpit, mjaftojnë për të barazpeshuar bindjen e komunitetit amerikan të inteligjencës se Moska u përpoq t’i “rregullonte” rezultatet në favor të tij.
“Putini më tha se nuk është përfshirë absolutisht në zgjedhjet tona”, deklaroi Presidenti i SHBA-së, por pas një vale kritikash të ashpra, u detyrua të tregonte se e mbështet përfundimin e shërbimeve sekrete.
“Pavarësisht nëse e besoj apo jo, jam me agjencitë. Unë kam besim tek agjencitë tona të inteligjencës. Se çfarë thotë Putini, është punë e tij”, tha Trump.
Mes dy liderëve nuk pati një takim formal gjatë samitit të APEC-ut, por ata u gjendën përballë njëri-tjetrit në 3 raste të ndryshme, ku diskutuan si për zgjedhjet amerikane, ashtu edhe për krizën e Sirisë. Senatori republikan, John McCain, një kritik i ashpër i Trump, e quajti Presidentin “naiv” që i beson fjalës së një koloneli të KGB-së përpara asaj të inteligjencës amerikane.
Nga i njëjti event, kreu i Shtëpisë së Bardhë lëshoi disa shigjeta drejt Kim Jong-unit në Twitter, duke e quajtur “të shkurtër e të shëndoshë” dhe i ofroi Azisë shërbimet e tij si ndërmjetësues.