KSHZ: Në vendvotimin 2901 në Çair procesi i votimit po rrjedh pa...

KSHZ: Në vendvotimin 2901 në Çair procesi i votimit po rrjedh pa pengesa

SHPËRNDAJE

Rivotimi në vendvotimin 2901 në Çair ka filluar me kohë dhe procesi i votimit po zhvillohet pa pengesa, kanë bërë të ditur nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor.
Vendvotimi 2901 në Çair ka gjithsej 719 votues.
Më 29 tetor në këtë vendvotim ka pasur një fletëvotim më tepër nga numri i personave të nënshkruar në listës zgjedhore. Në këtë vendvotim votën e tyre e dhanë 278 votues nga gjithsej 719 votues.
Dje votuan personat e sëmurë dhe ata me aftësi të kufizuar.