Kryetari i ri i Zhelinës vazhdon me vizitat nëpër shkolla

Kryetari i ri i Zhelinës vazhdon me vizitat nëpër shkolla

SHPËRNDAJE

Kryetari i porsazgjedhur i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu nga Lëvizja BESA, me të marrë mandatin prioritet në agjendën e tij u ka dhënë shkollave dhe procesit edukativo arsimor. Kryetari i ri i Zhelinës të premten ka vizituar edhe dy drejtori të shkollave, drejtorinë “Rametulla Ameti” në Çiflik si dhe “Fan Noli” në Trebosh. Qëllimi i këtyre vizitave ishte për të parë nga afër si rrjedh procesi edukativo-arsimor, për t’u njohur me kushtet në të cilat zhvillohet mësimi si dhe për të parë deri ku janë përgatitjet e shkollave për sezonin e dimrit. Me aktivitetet e deritanishme Blerim Sejdiu si një arsimdashës dallon nga të gjithë kryetarët e rinj me përkushtimin e tij të veçantë ndaj arsimit dhe shkollave.