Kryeministri i Spanjës zotohet se t’i japë fund “krimeve seperatiste”

Kryeministri i Spanjës zotohet se t’i japë fund “krimeve seperatiste”

SHPËRNDAJE

Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy ka thënë se zgjedhjet rajonale muajin tjetër në Kataloni do të ndihmojnë në përfundimin e “krimeve separatiste” në rajonin verilindor, transmeton Klan Kosova.

Rajoy ka vizituar Kataloninë për herë të parë prej kur vuri rregull direkt në rajonin verilindor dy javë më parë.

Duke mbrojtur vendimin e tij në Barcelonë, ai tha se ai kishte “përdorur të gjitha rrugët” pas shpalljes së njëanshme të pavarësisë nga qeveria katalanase muajin e kaluar.

Rreth 750,000 persona protestuan të shtunën në Barcelonë kundër arrestimeve, thuhet sipas policisë lokale.