Kroaci: Opozita nuk arriti ta rrëzojë qeverinë për rastin “Agrokor”

Kroaci: Opozita nuk arriti ta rrëzojë qeverinë për rastin “Agrokor”

SHPËRNDAJE

Qeveria e Kroacisë e ka mbijetuar votëbesimin e inicuar nga opozita lidhur me veprimet e kabinetit ndaj krizës së borxheve në firmën më të madhe private të ushqimit dhe të shitjes me pakicë.Në votimin e sotëm në Parlamentin e Kroacisë, në favor të qeverisë së qendrës së djathtë votuan 78 deputetë, ndërsa për propozimin e opozitës ishin 59 deputetë.Votimi është kërkuar nga opozita, e cila ka pretenduar se ndihma financiare qeveritare për kompaninë Agrokor, që është më e madhja për shitje me pakicë në Ballkan, i kishte favorizuar disa kreditorë dhe nuk ka qenë transparente.Qeveria dhe menaxhri i krizës në Agrokor, Ante Ramljak, i kanë hedhur poshtë akuzat e opozitës së Kroacisë.Agrokor, me 60 mijë të punësuar nëpër gjithë Ballkanin, është zhytur në borxhe prej afro 6 miliardë eurosh gjatë viteve të fundit, përfshirë një shumë që është borxh ndaj një banke shtetërore ruse.Themeluesi i kompanisë, Agrokor, Ivica Todoriq, javën e kaluar i është dorëzuar policisë në Londër, pasi ishte publikuar një fletarrest evropian kundër tij nga Kroacia.Ai tash e pret vendimin për ekstradim eventual nga Britania në Kroaci.