Komandanti i KFOR-it: Kosova nuk rrezikohet nga Serbia

Komandanti i KFOR-it: Kosova nuk rrezikohet nga Serbia

SHPËRNDAJE

Komandanti i KFOR-it, Giovanni Fungo ka thënë se Kosova po përmirësohet në aspektin e sigurisë.

Ai në konferencën lamtumirëse për media ka përjashtuar çdo mundësi që Kosova të rrezikohet nga Serbia.

Kësisoj italiani iu përgjigj gazetarëve kur u pyet se cilat janë rreziqet që Kosova mund t`i ketë në aspektin e sigurisë, njofton Klan Kosova.

Komandanti i deritanishëm i KFOR-it, Giovanni Fungo në një ceremoni që organizohet nesër në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it në Prishtinë ia dorëzon detyrën Salvatore Cuocit, transmeton Klan Kosova.