Kina kodon mesazhe kuantike që nuk spiunohen

Kina kodon mesazhe kuantike që nuk spiunohen

SHPËRNDAJE

Një ekip hulumtuesish kinezë ka kryer me sukses një transmetim të të dhënave nëpërmjet një kanali kuantik mbi një distancë prej pothuajse 3 kilometrash, një rekord i ri. Nëse kjo vërtetohet do të shënojë një moment historik të rëndësishëm në metodat e komunikimit kuantik  dhe dërgimin e mesazheve që nuk mund të interceptohen ose spiunohen.

Të dhënat e koduara kuantike nuk mund të përgjohen, sepse një palë e tretë që ngatërron kanalin e komunikimit shkakton një mesazh kuantik duke bërë që marrësi dhe dërguesi do të dinë se dikush po tenton t’i kapë.

Ekipi hulumtues kinez pretendon se sistemi i tyre mund të jetë i shkallëzuar për të dërguar mesazhe “dhjetëra kilometra”. SHBA nuk i ka ato aftësi aktualisht. Nëse komunikimi kuantik bëhet normë e re, do të lehtësojë nevojën për çdo formë të enkriptimit. Ndërsa enkriptimi më i mirë i sotëm është pothuajse i pathyeshëm, sërish nuk është 100 për qind i sigurt. Kështu, zhvillimi i sistemeve kuantike bëhet një çështje e sigurisë kombëtare.

https://sputniknews.com/science/201711111059002731-quantum-communication…