ITALI/ TRE SHQIPTARË KAPEN ME 1 MILION EURO KOKAINË, DETAJE NGA OPERACIONI...

ITALI/ TRE SHQIPTARË KAPEN ME 1 MILION EURO KOKAINË, DETAJE NGA OPERACIONI (VIDEO)

SHPËRNDAJE

Policia italiane ka arrestuar 4 persona, tre prej tyre shqiptarë në Frosinone pas sekuestrimit të 11 kg kokainë, me vlerë 1 milion euro.

Operacioni është zhvilluar gjatë natës së kaluar nga Policia Italiane dhe Guardia di Finanza, që u finalizua me arrestimin e 3 shqiptarëve dhe 1 greku.

Guardia di Finanza kishte nisur hetimet prej kohësh, ndërsa ndërhyrja u realizua në zonën hekurudhore, ku ishte pikasur një automjet “Volkswagen Tiguan” me targa greke i dyshimtë në rrugë “Gaeta”.

Në këtë zonë, pas disa kontrolleve, rezultoi se ishte rezident një shtetas shqiptar me precedentë kriminalë për veprën penale të shpërndarjes së drogës.

Kështu, forcat italiane kanë nisur një shërbim vëzhgimi, që ka zgjatur rreth 5 orë.

Gjatë monitorimit, tre persona me origjinë shqiptare u panë të hynin në parkimin ku ndodhej makina me targa greke, që drejtohej nga një 60-vjeçar me origjinë greke.

Në atë moment ndërhyn policia, ndërsa shqiptarët kanë shfaqur nervozizëm. Policia ka çmontuar makinën, ku pas heqje së një feneri të vulosur mirë, u gjetën 11 kilogramë kokainë, nga të cilat do të nxirreshin rreth tetë mijë doza.

Gjatë operacionit janë sekuestruar edhe 5 automjete dhe 13 telefona.