Gjykata e Hagës gati të japë vendimin për Mlladiçin, akuzuar për genocid

Gjykata e Hagës gati të japë vendimin për Mlladiçin, akuzuar për genocid

SHPËRNDAJE

Vendimi i Gjykatës së Hagës për Ratko Mlladiçin, i cili akuzohet për gjenocid ndaj myslimanëvë në Bosnjë dhe Hercegovinë pritet të shpallet në fund të muajit nëntor.

Pasi pala mbrojtëse kishte thënë se shëndeti i Mlladiqit është përkeqësuar, Gjykata e Lartë e Tribunalit të Hagës nuk e ka pranuar kërkesën e tyre për shtyrjen e shpalljes së vendimit. Vendimi do të shpallet më 22 nëntor, pas procesit gjyqësor që po zgjat më tepër se pesë vjet.

Ratko Mlladiç, 74 vjeç, është i akuzuar për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime të luftës për aksionet e tij gjatë luftës në Bosnjë-Hercegovinë, në periudhën 1992-95, kur ai ishte komandant i forcave serbe në Bosnjë.

Ai është i akuzuar se e ka mbikëqyrur masakrën e më se 8 mijë burrave e djemve myslimanë në qytetin Srebrenicë, në korrik të vitit 1995.

Vitin e kaluar, ish-lideri i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, që ishte koleg politik i të akuzuarit Mlladiq, është dënuar me 40 vjet burg nga Gjykata e Hagës./Gazeta Express/