Filmohet gjithçka që vjedhin hajnat në një market në Prishtinë (Video)

Filmohet gjithçka që vjedhin hajnat në një market në Prishtinë (Video)

SHPËRNDAJE

G.B pronar i një marketi afër sheshit “Edit Durham” në Prishtinë ka dërguar video se si tre persona kanë hyrë në market dhe brenda disa sekondave kanë vjedhur: cigare, orbita dhe gjësende të tjera në vlerë prej 150 eurosh.

Përveç vlerës së mallit, këtij marketi i është dëmtuar edhe dera, thotë G.B për Express.

Gjithçka është filmuar nga kamerat e sigurisë, ndërsa më pas është njoftuar edhe policia.

Këta tre hajna kanë arritur që të ikin nga vendi i ngjarjes, ndërsa G.B thotë se nuk i njeh.