Ballina Kronika Zhdukja e çobanit në kufirin greko-shqiptar, mund ta kenë rrëmbyer trafikantët e...

Zhdukja e çobanit në kufirin greko-shqiptar, mund ta kenë rrëmbyer trafikantët e drogës

SHPËRNDAJE

Një tjetër pistë ka dal në skenë në lidhje me zhdukjen 35-vjecarit grek Ilias Ntrikos  në kufirin greko-shqiptar. Bëhet fjalë për dyshimet se Ilia Ntriko po mbahet peng ne kufirin e gjelbër nga trafikantët e drogës.

“Mali ku ndodhet stani i tij, prej vitesh është rrugë kalimi për trafikantët e drogës. Të gjithë e dimë dhe të gjithë heshtim. Para dy vitesh qëlluan me armë vjehrrin tim, babain e Ilias, me Kallashnikov. Sic shkonte në rrugën për në fshat dhe për tek stani, kaloi nga kanali ku dera është gjithnjë e mbyllur me dryn të madh. Ai e pa të hapur dhe shkoi ta mbyllte.

Trafikantët ishin brenda dhe rastisi që i pa vjehrri, e panë dhe ata dhe nisën ta ndjekin. Nxorrën armët dhe qëlluan por vjehrri arriti të largohej dhe njoftoi policinë. Fatkeqësisht është fenomen i shpeshtë ky në Thesproti. Kështu dhe ne, duke përjetur këtë me vjehrrin, mendojmë se ndoshta Ilia është përballur me trafikantë droge dhe ata kanë dashur t’i mbyllin gojën. Lutemi mos ta ketë paguar me jetën e tij këtë gjë. Nuk duam të mendojmë se e kanë vrarë. Ndoshta e kanë marrë dhe ditët në vijim ta lënë të lirë. Mendja jonë shkon kudo,” thotë për protothema.gr kunati i 35-vjecarit.

Çobani 35-vjecar foli për herë të fundit me gruan e tij në orën 11.30 të se dielës së 24 shtatorit, kur ajo e telefonoi për t’i thënë se ishin të ftuar për drekë nga shtëpia e nënës së saj. Ilia i tha se ndodhej në stan dhe do nisej për në shtëpi. Fshati ku ka ndodhur ngjarja quhet Sideri, në kufirin greko-shqiptar.

Ky ishte dhe komunikimi I fundit me Ilia Ntrikon. Prej orës 12.00 të së dielës, Ilia ndaloi së përgjigjuri telefonit. Në stan u gjet makina me çelësin ne kuadër por dhe telefoni i tij, portofoli dhe gjithë sendet e tij personale.