Zbulohet skema mashtruese në SHBA, 1.3 mld $ faturime të rreme në...

Zbulohet skema mashtruese në SHBA, 1.3 mld $ faturime të rreme në Shëndetësi

SHPËRNDAJE

Departamenti i Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara ka njoftuar sot zbulimin e një skeme mashtruese në sistemin e kujdesit shëndetësor.

Avokati i Përgjithshëm Jeff Sessions dhe Departamenti i Shëndetit dhe i Shërbimeve Njerëzore (HHS), njoftuan sot aksionin më të madh të kryer ndonjëherë nga Forcat e Kapjes së Mashtrimit Shëndetësor ku përfshihen 412 të akuzuar në 41 rrethe federale, infermiere dhe profesionistë të tjerë të licencuar mjekësorë.

Të dyshuarit akuzohen për pjesëmarrjen e tyre të dyshuar në skemat e mashtrimit të kujdesit shëndetësor, që përfshijnë rreth 1.3 miliardë dollarë në faturime të rreme.

Akuzat zbulojnë skemat agresive të faturimit të “Medicare”, “Medicaid”, dhe TRICARE (një program sigurimi shëndetësor për anëtarët dhe veteranët e forcave të armatosura dhe familjet e tyre) për medikamente të panevojshme me recetë dhe ilaçe që shpeshherë, nuk janë blerë ose shpërndarë nga përfituesit.

Sipas dokumenteve të gjykatës, të pandehurit dyshohet se morën pjesë në skema për të paraqitur kërkesa për Medicare, Medicaid dhe TRICARE për trajtimet që ishin të panevojshme dhe që shpeshherë nuk ofrohen.

Në shumë raste, rekrutuesit e pacientëve, përfituesit dhe bashkëpjesëtarët e tjerë thuhet se paguan rryshfet në këmbim të furnizimit me informacion te ofruesit, në mënyrë që ofruesit të mund të dërgonin faturat mashtruese në “Medicare” për shërbime mjekësore që ishin të panevojshme ose që nuk kryen kurrë.

Veprimet e aksionit u udhëhoqën dhe u koordinuan nga Divizioni i Krimit, Njësia e Mashtrimit të Shëndetit në Seksionin e Mashtrimit në bashkëpunim me partnerët e saj të Forcave të Mashtrimit Shëndetësor

Tridhjetë njësi shtetërore të kontrollit të mashtrimit, gjithashtu morën pjesë në arrestimet e sotme. Përveç kësaj, “HHS” ka filluar veprimet e pezullimit kundër 295 ofruesve, duke përfshirë mjekë, infermierë dhe farmacistë.

Përshtati në shqip Lexo.al, marrë nga: https://www.justice.gov/opa/pr/national-health-care-fraud-takedown-results-charges-against-over-412-individuals-responsible