Ballina Lajme Zaevi: Krenohem me Haraçinën, në përkrahje të Milikije Halimit gjithë LSDM-ja (VIDEO)

Zaevi: Krenohem me Haraçinën, në përkrahje të Milikije Halimit gjithë LSDM-ja (VIDEO)

SHPËRNDAJE

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev ka qëndruar në Haraçinë ku ka theksuar se në përkrahje të kandidates së tyre është e gjithë LSDM dhe partnerët e saj të koalicionit.

Ai tha se krenohet me Haraçinën, një vendbanim që hapi rrugën për një jetë të re në Maqedoni. Zaev theksoi se tanimë nuk ka ndarje nëpër komuna, por zhvillim të barabartë. “Maqedonia e bashkuar dhe e unifikuar është e ardhmja jonë. Kërkojmë përkrahje për jetë në Maqedoni”, theksoi Zaev.

Ndërsa kandidatja Milikije Halimi theksoi se qytetarët masovikisht po përkrahin kandidaturën e saj për një jetë më të mirë.

“Patriotizëm janë vendet e reja të punës, kanalizimet që duhet rregulluar, shkollat, çerdhet, rrugët dhe një jetë më e mirë. Vota për numrin 19 është shpresë dhe dinjitet për të ardhmen”, theksoi kandidatja Halimi, e cila ka folur edhe në gjuhën maqedonase, për shkak të pranisë së liderit të LSDM-së dhe delegacionit partiak.