Ballina Bota Trump takohet me vrasësin e Osama Bin Laden, ja për çfarë biseduan

Trump takohet me vrasësin e Osama Bin Laden, ja për çfarë biseduan

SHPËRNDAJE

Presidenti Trump kishte një darkë të veçantë darke të martën në mbrëmje me ish-pjesëtarin e Marinës amerikane i cili e kishte vrarë Osama Sin Ladenin.

Rob O’Neil ka postuar një fotografi në mediat sociale të mërkurën në mëngjes, ku shihet para Shtëpisë së Bardhë së bashku me gruan e tij të re, Jessican, raporton “Daily Mail”, transmeton Periskopi.Rob O'Neill (left), the former Navy SEAL who killed Osama bin Laden, had dinner at the White House Tuesday night, along with his new wife Jessica (right)

O’Neill ishte pjesë e ekipit “SEAL Six”, i cili sulmoi kompleksin sekret të Osama bin Ladenit në maj të vitit 2011. Ai e qëlloi për vdekje kreun e Al Kaedës.

Ai gjithashtu mori pjesë në misionin titullar për të shpëtuar ekuipazhin e “Mearsk Alabama”, pasi u morën peng nga piratët somalezë në vitin 2009. Incidenti u profilizua në filmin Tom Hanks, “Captain Phillips”.This summer, O'Neill (left) married 27-year-old Jessica Halpin in a lavish ceremony on Cape CodO’Neil u tërhoq nga ushtria në vitin 2012 dhe dy vjet më vonë e identifikoi veten si njeriu që vrau Bin Ladenin në një intervistë dhënë “Fox Neës”.

Një konservator, O’Neill ishte një mbështetës i Trump gjatë garës presidenciale – por ai gjithashtu ka folur shumë për ish-presidentin Demokrat Obama.

Në verën e kaluar, O’Neil, 41 vjeç, u martua me 27-vjeçaren Jessica Halpin në një martesë luksoze në Cape Cod ku morën pjesë Kid Rock, një mik i ngushtë i tij ku ishin bashkë në operacionet e marinës ushtarake të SHBA’së. Ai ishte i martuar më parë dhe kishte fëmijë, por u divorcua pasi u kthye në jetën civile./Periskopi/