Ballina Bota “Trump po e fut SHBA në rrugën e Luftës së Tretë Botërore”

“Trump po e fut SHBA në rrugën e Luftës së Tretë Botërore”

SHPËRNDAJE

Presidenti Donald Trump është duke futur SHBA-në në rrugën e Luftës së Tretë Botërore. Paralajmërimi është bërë nga kryetari i Komitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, republikani Bob Corner.

Një ditë më parë Corner dhe Trump u përfshinë në një debat me fyerje në rrjetet sociale, ndërsa senatori tha se Shtëpia e bardhë është kthyer në një kopësht për pleqtë.

Senatori Bob Corker tha se Trump po e trajtonte presidencën si një “reality shoë”, raporton BBC.

Ligjvënësi i pensionuar në Tennessee gjithashtu tha se stafi i Shtëpisë së Bardhë po përpiqet të “përmbajë” presidentin Trump.

Komentet e zotit Corker janë një sulm i hapur ndaj presidenti nga anëtari i partisë së tij.

Në një intervistë telefonike të dielën ai ka thënë se ishte i shqetësuar për sjelljen e presidentit.

“Unë nuk mendoj se ai e vlerëson atë, kur presidenti i Shteteve të Bashkuara flet dhe thotë gjërat që ai bën, ndikimin që ai ka në të gjithë botën, veçanërisht në rajonin që ai po adreson”, tha ai.

Corker tentoi të kandidonte për një tjetër mandat si senator, por i mungoi mbështetja e presidentit Donald Trump. Corker ka qenë një nga mbështetësit më të zjarrtë gjatë fushatës presidenciale në SHBA për kandidatin Trump.