Tragjike, humb jetën një foshnje

Tragjike, humb jetën një foshnje

SHPËRNDAJE

Një foshnje ka humbur jetën në periferi të Korçës. Ngjarja ka ndodhur gjatë së dielës në fshatin Zvezdë të Maliqit.

Në banesë ka vdekur foshnja A.Xh., 1 vjeç, bëjnë me dije burime policore.

I vogli është gjetur pa shenja jete nga familjarët.

Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale, shtojnë të njëjtat burime.

Mësohet se nëna ka thënë se djali i vogël, kohëve të fundit nuk ndihej mirë, por kishte menduar se bëhej fjalë për ndonjë virozë kalimtare.

Ajo ka mbetur e shokuar në momentin që ka konstatuar vdekjen e të birit.

Në trupin e të voglit nuk janë gjetur shenja dhune apo dëmtime, duke bërë që të klasifikohet si “vdekje e bardhë”.

Lidhur me këtë rast për ndjekje të mëtejshme materialet iu referuan Prokurorisë së Korçës, për vdekje natyrale.

Referuar njoftimit zyrtar të policisë, hetimet kanë nisur më datë 8 tetor, por është bërë publik vetëm këtë të hënë. /syri.net/