Ballina Lajme TOPSHQIP: Cilat janë arsyet e mosndërtimit të stadiumit në qytetin e Tetovës?

TOPSHQIP: Cilat janë arsyet e mosndërtimit të stadiumit në qytetin e Tetovës?

SHPËRNDAJE

Në emisionin e mbrëmshëm “Debat përnime” i realizuar nga gazetarja Jeta Xhara, të ftuar në debat ishin kandidatët për kryetarë komune të Tetovës. Në këtë debat u diskutua mbi tema të ndryshme, ku secili kandidat përpara qytetarëve të Tetovës shpalosi platformën e subjektit politik të tij. Nga pyetjet e bëra drejtuar kryetares së deritanishme Teuta Arifit për premtimet e dhëna dhe të parealizuara, ndër të tjera u pyet edhe për premtimin që ajo ua dha qytetarëve për ndërtimin e stadiumit të qytetit. Nga ato që thoshte kryetarja Arifi, sipas saj, fajtor për këtë është kompania Ecolog, që njëherit është edhe partner privat i komunës për ndërtimin e stadiumit.

Ndërkohë që dihet se komuna ka bërë bashkëpunim me FIFA-n duke mos respektuar detyrimet kontraktuale ndaj kompanisë. Marrëveshja mes komunës së Tetovës dhe FIFA-s ka qenë për rregullimin e terenit dhe ndriçimit, thotë kryetarja Arifi dhe sipas saj stadiumi tashmë ka ndriçim. Përgjatë këtij debati ajo vazhdimisht përmendi kompaninë Ecolog si shkak i mosrealizimit të këtij projekti, por nuk duhet haruar që kompania Ecolog është mbështetësja më e madhe e këtij projekti duke qenë edhe mbështetje e klubit “Shkëndia” të qytetit të Tetovës. Arifi poashtu thotë që këtë projekt do ta përmbyllin gjatë mandatit të ardhshëm, nëse ata do vazhdojnë të kryesojnë komunën e Tetovës.

Megjithatë, opinioni publik kërkon një reagim nga ana e kompanisë Ecolog, nëse faji vërtetë qëndron te ata për neglizhencën dhe mosrealizimin e projektit në fjalë apo ndoshta ka diçka tjetër që kryetarja Arifi, njëherit edhe rikandiduese për mandat të dytë në komunën e Tetovës po i shmanget sqarimit të së vërtetës!/topshqip.com

Cilat janë arsyet e mosndërtimit të stadiumit në qytetin e Tetovës?