Ballina Lajme Tërmet prej 3.2 ballësh në rajonin e Ohrit

Tërmet prej 3.2 ballësh në rajonin e Ohrit

SHPËRNDAJE

Pas dy muajve nga lëkundjet e njëpasnjëshme të verës, Ohri sot është goditur nga një tërmet tjetër rreth orës 10 të mëngjesit, me fuqi prej 3.4 ballë. Epiqendra ka qenë 15 kilometra në jug të Ohrit në thellësi prej 2 kilometra. Ndërkohë, banorët e Ohrit që pësuan dëme nga tërmeti më i madh prej 5.1 ballëve më 3 korrik, ende nuk kanë marrë kurrfarë dëmshpërblimi. Nga komisioni komunal për vlerësimin e dëmeve thonë se në kohë e kanë dërguar elaboratin e nevojshëm pranë qeverisë, respektivisht pranë Komisionit republikan për vlerësimin e dëmeve nga katastrofat natyrore. Sipas vlerësimeve të tyre, lartësia e dëmeve është rreth 1 milion euro.

Deri më tani si Komision komunal, respektivisht si vetëqeverisje lokale Komisioni republikan nuk na ka njoftuar asgjë. Sipas afatit ligjor, komisioni komunal duhet të bëjë vlerësim rreth dy muaj, ndërsa qeveria ka afat prej gjashtë muajve – tha Rade Veljanovski, Komisioni komunal për vlerësimin e dëmeve.

Ndryshe, sipas ekspertizës në më shumë se 15 objekte, dëmet kanë qenë të kategorisë katër dhe pesë, respektivisht për këto objekte në mënyrë plotësuese duhet të vërtetohet nëse ka kushte për jetesë. Alsat sot kërkoi përgjigje edhe nga qeveria për atë nëse dhe kur do të fillojë pagesa por deri më tani nuk morëm përgjigje. Problem të ngjashëm me vonesën e dëmshpërblimeve kishin edhe disa amvisëri në Dibër, ku më 6 maj të vitit 2009 si pasojë e tërmetit të fuqishëm u dëmtuan gjithsej 670 objekte./am/