SKANDALI ME ORGANIZATAT MASHTRUESE/Sa shpenzoi kryetari i komunës së Zhelinës për të...

SKANDALI ME ORGANIZATAT MASHTRUESE/Sa shpenzoi kryetari i komunës së Zhelinës për të blerë çmime nga një kompani me reputacion të dyshimtë?

SHPËRNDAJE

 

Biznesi i dhënies së çmimeve rezulton të jetë shumë fitimprurës. Organizatat që japin këto çmime janë kryesisht me bazë në vendet e BE-së dhe ia shesin çmimet e tyre në të shumtën e rasteve vendeve në zhvillim, përfshirë ato të Ballkanit.

Sipas këtij investigimi, organizatat i gjejnë kandidatët e rinj në të njëjtën mënyrë. Ata thonë se bëjnë kërkime dhe zgjedhin më të mirët, por në realitet dërgojnë qindra ftesa me email dhe nderojnë këdo që përgjigjet dhe bie dakord të paguajë.

Investigimi i CINS/OCCRP zbuloi se shumë institucione dhe individë në Ballkan pëlqejnë të mburren teksa pozojnë përpara çmimeve ndërkombëtare si provë e arritjeve të mëdha apo si sukses i biznesit. Në shumicën e rasteve, këto çmime janë të shitura nga organizata të paskrupullta që gjuajnë për njerëz vanitozë. Kliko për shkrimin.

Qendra për Raportimin Investigativ në Serbi (CINS) dhe Projekti për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionin (OCCRP) zbuluan se mania e çmimeve ka përfshirë rajonin që nga viti 2000, duke regjistruar me qindra ‘të nderuar’ në atë periudhë. Megjithatë, CINS/OCCRP nuk ia doli të gjejë prova për konkurse, juri apo kritere të përdorura për të përcaktuar fituesit.

Mesa duket problemi është i thjeshtë, kush paguan mjaftueshëm fiton një çmim. Shumë fitues vijnë nga sektori publik, gjë që do të thotë se paratë për çmimet janë marrë nga buxheti i këtyre institucioneve, pra nga xhepat e taksapaguesve.

Dhe çmimet nuk janë të lira, vlera e tyre varion nga 2,000 deri në 7,000 euro. Çmime “cilësie” dhe “prestigji” i janë shpërndarë kompanive në Ballkan të cilat më pas kanë falimentuar ose janë përballur me hetime.

Biznesi i dhënies së çmimeve rezulton të jetë shumë fitimprurës. Organizatat që japin këto çmime janë kryesisht me bazë në vendet e BE-së dhe ia shesin çmimet e tyre në të shumtën e rasteve vendeve në zhvillim, përfshirë ato të Ballkanit.

Ndër to janë: Klubi i Shoqatës së Menaxhimit Ndryshe, (OMAC), me bazë në Paris, Francë; Klubi i Liderëve Botërorë të Tregtisë, (GTLC), me bazë në Madrid, Spanjë; Asambleja Evropian e Biznesit, (EBA), Oksford, Mbretëri e Bashkuar; Drejtimet e Nismave të Biznesit (BID), Madrid, Spanjë; Revista ‘Actualidad’, Madrid, Spanjë; Shoqëria Evropiane për Hulumtime të Cilësisë, (ESQR), Zvicër.

Të gjithë çmimet kanë emra të ngjashëm ku përfshihen fjalë si çmimi ndërkombëtar/global për prestigj, cilësi, lidership, mileniumin e ri dhe çmimi i diamantit.

Shpërndarja e çmimeve nga secila organizatë bëhet një herë në vit, në qytete si Madridi, Berlini, Londra dhe Parisi. Ceremonitë zgjasin dy ose tre ditë dhe zakonisht përmbajë panele, prezantim të pjesëmarrësve, ceremoninë e shpërndarjes së çmimeve dhe mbrëmjen gala. Për të mbledhur çmimet, fituesit duhet të paguajnë vetë udhëtimin për në ceremoni.

Dhjetëra fitues, shumica nga Afrika, Azia, Amerika Jugore dhe Europa Juglindore, marrin pjesë në çdo event, duke paguar mijëra euro për privilegjin. (Shkrimi i plotë)

Çmime të këtilla ka marrë edhe komuna e Zhelinës

Artikuj për skandalet me çmimet:

Blerja e shperblimeve nderkombetare ne popullaten vendase
Institucionet, firmat private dhe individet nga Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia kane pranuar shperblime nga Asambleja Europjane e Biznesit me seli ne Oxfort, vite me rradhe.
Shpërblimet janë vlersuar si rezultate te shkëlqyeshme të arritura në një garrë prestigjioze. Sidoqoftë, raportuesit për raportimet hulumtuese ne Sarajevë dhe Beograd (CIN/CINS) mësuan se një biznes fitimprures qendron pas ceremonive shpërblyese.

Çmimorja e shpërblimeve nga Asambleja Europiane e Biznesit
– Çmimi ndërkombtar i Sokratit ksuhton 9.700 €
– Medalja komomerative e mbretëreshës Viktoria 7.100€
– Shpërblimi Evropian për cilësi 4.300€
– Ndërmarja më e mirë 4.300€
– Europa e Bashkuar 3.900€
– Klubi i Liderëve 2.000€ etj.

Fituesit paguajnë për shpërblimet dhe pjesmarrjen në ceremonitë me një sasi prej disa mijra euro. Në disa raste fituesit ndihmojnë vehten nga paratë e taksapaguesve. Kriteriumi i selektimit, askund nuk gjendet.
Qyteti i Beogradit fitoi shpërblimin qyteti më i mirë dhe Kryebashkiaku Dragan Xhilas fitoi shpërblimin menaxher i vitit në Korrik 2012.

Ceremonia e shpërblim-dhënieve u mbajt në kryeqytetin e Irlandë nës Dublin. Kryebashkiaku nënshkroi përafërsisht 11.000€ nga paratë e qytetit për të paguar si biletë për pjesmarrje. Vetëm shpërblimet kanë kushtuar 7.300€. Zëvendës Kryebashkiaku Tatjana Pasič dhe keshilltari nga zyra per marrëdhenie publike Sonja Stojanovič udhëtoi për në Dublin per te pranuar shperblimin.

Nenad Brkič, profesor ne departamentin e marketingut ne shkollen e Sarajeves per ekonomi tha se pagesa per shperblimet jep nje shembull te keq dhe paraqet një lloj korupcioni, sepse “blen dicka qe nuk e pranon nga nje procedure standarde te garimit” tha ai. 
“Paguan një tarifë, por askush nuk thotë me zë se keni paguar për këtë shperblimin”, shtoi Brkič.

Ajo çka promovon “nje te nominuar” deri tek “nje i shperblyer” eshte vullneti per pranimin e kostos dhe pergjigjes pozitive te letres se pare te Asamblesë Evropiane të biznesit. Jovanovič tjite se AEB ka nje ekip te vogel qe ka arritje te ndryshme, por keto letra qe informojne te nominuarit per shperblimet e tyre dergon ne nje numer te madh adresash.
“Letra fillon me:”Te dashur zotrinje, kemi ndjekur te arriturat e juaja shkencore. Kam mesuar se ju jeni lider….”, duke të lavderuar shumë.

Siç treguan zyrtaret e ndermarjes kompania duhet te paguaj prej 5000-10000 € per udhetimin e perfaqesuesve te kompanisë ne ceremonine e shperblimeve-varesisht sa prej tyre do te shkojne.

Ne Qershor 2009, keshilltari i atehershem ushtrues detyre ne Universitetin e Bihač Mujo Demirovič mori nje leter nga kjo Asamble ku u informua se ishe perzgjedhur te bashkangjitet klubit te Keshilltareve Europian dhe se Universiteti mori shperblimin “Europian per cilesi”. Ai nuk mori pjesë ne ceremonine e shperblimeve sepse univesiteti nuk kishte të holla ta paguajë këtë shpërblim që duhej tê mbahej në Malta, tha Demorovic.

https://www.cin.ba/en/kicenje-placenim-nagradama/

https://www.cin.ba/en/kicenje-placenim-nagradama/

 

https://www.reporter.al/xhelal-mziu-pagoi-mijera-euro-per-medaljen-kamza-turistike/

https://www.reporter.al/xhelal-mziu-pagoi-mijera-euro-per-medaljen-kamza-turistike/