Ballina Kronika Skandal me arsimin në Shqipëri/ Drejtorët kërkojnë seks për një vend pune

Skandal me arsimin në Shqipëri/ Drejtorët kërkojnë seks për një vend pune

SHPËRNDAJE

Prej kohësh arsimi në Shqipëri ka degraduar, pasi janë të shumta denoncimet që shkojnë në drejtim të Ministrisë së Arsimit dhe drejtorive Arsimore.

Vetëm gjatë ditëve të fundit ka pasur, me dhjetëra ankesa për degradimin e arsimit në shtëpi. Për të gjetur një vend pune si mësuese jo vetëm që duhet të paguash para por, je nën presion të vazhdueshëm psikologjik si dhe shpesh je edhe pre e ngacmimeve seksuale.

Janë me dhjetëra denoncimet e bëra nga mësues dhe qytetarë shqiptarë të cilat tregojnë se sa e mjerueshme është sot gjendja arsimore në Shqipëri.

Denoncimet e qytetarëve janë bërë publike nga ish-kryeministri Sali berisha.

Ja çfarë shkruan në Facebook ish-kryeministri:

Degradim i frikshëm i arsimit, mësues pa diploma, ryshfete, gjoba, korrupsion, afera seksuale në shkolla dhe kopshte!

Lexoni mesazhet e qytetarëve dixhital! sb

“Te pershende perzemersisht z,Berisha ne shkollen xhafzotaj durres krmi I rilindjes nuk ka fund nga drejtori I shkolles naim xhelili , kalamajt grabiten .nga ky tip duke I zhvatur nga leket e librave .kerkon bakshish hapur kush don te regjistroje kalamaj ne kopesht.deri te pastrimi I shkolles Ku gjdo kalama duhet te paguje 1000 leke te reja she shkolla ka 1240 nxenes qe I bie 1240000 te reja faktohet se pastrusen e paguen bashkia. Kam derguar vajzen 4 vjece ne kopesht pas 3 javesh e kthen ne shpi me protekstin eshte e Vogel ma von e kuptuam qe nuk kisha paguar detyrimin e bakshishit te vendosur nga ky tipi naim xhelili”

“Pershendetje doktor berisha.. degjova sot qe luçiano boçin let arsimin ne librazhd qe esht katastrofe shum mire e ka bo bravo.. po i thuj te vi nje her ne peqin se esht bo nomi zi o doktor nuk ka me mesues te hajrit por vetem gra budallaqe qe vijn shkolle me minifunda … dhe doja te sqaroja me kryesoren qe jan 50% pa shkollen perkatese dmtb kot me kot… dhe 20% qe skan diplome fare .. po mire do benit te dali nje her peqini te faqa juaj e denoncimeve se jemi bo si shtet rrethim.. flm dhe respekte i madhi dr berisha.. vtm anonim te lutem.”

“Pershendetje zoti sali berisha dua te denocoj drejtorin e shkolles 9 vjecare Visoke Mallakaster per parregullsi ne dhenjen e mesimit u ka mar 3mij lion lek mesuseve + favoreve seksuale e ka ber shkollen private te tijen dhe vjen ne klase dhe thot lexojeni mesimin dhe iken punon ne punen e tij hidraulik esht I pa informuar rreth permbajtjeve te librareve, e ka futur ne pune partia e Edvinit, ju lutem shperndajeni ta marin vesh tgjith kush drejton instutucionet tona, anonim”

“pershendetje, zoti Berisha jemi nje grup prinderish qe punojme punetor llaci e mezi hame buke por zonja ermioni cekani nuk do tja dij por vazhdon te shperndaj libra me autoresine e saj dhe ua shet kompletin parashkoloreve 15 dhe 8 mije leke ne bashkepunim me drejtorat e drejtoreshat e shkollave. ju jeni zeri i vertëte . ju lutem shume bejeni publik se na myti. te pershendesim nga kamza”

“Pershendetje doktor ….hera e pare qe kam 1 ankese dhe ta publikoj se ankesa kemi shum me kete shqiperi te mjere poe tani dua te bej 1 ankese …Kopshti nr 9 ne elbasan …te ky kopesht shihen vetem femijet e doktorrave infernjereve njerzve qe punojn ne bashki i mbahet femija me hater ne cdo eveniment kto femije i ke ne rrjesht te pare dhe zdib as t thojn dy llafe kurse femijeve tane qe jemi hallexhenj dhe i kemi kalamjt zhiva na mohohen e drëjta e tyre.mir qe femijet sna perfillen por na kerkojn nga 50 mije cdo fillim viti per lapsa dhe fletore .un mendoj qe kete shum lekesh tja marrin femijeve te pasanikerve qe i mbajn me hater .apo me e këqe i detyrojn femijet mos ta bejn nevojen ne kopesht se ska letra higjenike ose ti marrin me vete pastaj te dalin ne banjo un mendoj qe duhet ber 1 kontroll ne te gjithe kopshtet duke verifiku cdo drejtor apo dretoresh qe tallet me ate 50 cen tone qe zdim nga ta nxjerrim .”