Si mendojnë kandidatët për kryetar të Bogovinës të kthejnë borxhin që ka...

Si mendojnë kandidatët për kryetar të Bogovinës të kthejnë borxhin që ka komuna, ja përgjigjet e tyre? (VIDEO)

SHPËRNDAJE

Kandidati i PDSH-së, Elvir Iseni tha se sipas informatave të tij, Komuna e Bogovinës ka borxh prej 3.5 milionë euro. Sipas ligjit për financimin e komunave, ai tha se në raste të tilla, komuna në raste të tilla informon ministrin e financave në lidhje me borxhin dhe konstatohet përgjegjësia.

“Në komunën tonë ka projekte të fryera. Investimi kushton një mijë euro, është i evidentuar 40 mijë euro. Është bërë investimi 10 mijë euro për naftë, ndërsa është i regjistruar 240 mijë euro. Këto ji dimë ne por jo me dokument i kemi si informata”, tha Iseni, duke shtuar se duhet intervenim i gjykatës dhe prokurorisë.

Albon Xhemaili tha se nuk ka transparencë andaj nuk dihet se sa është saktë borxhi i komunës. “Ne do nisim nga pika, zero dhe ai është borxh që duhet patjetër ta kthejmë”, tha Xhemaili.

Minur Asani tha se borxhin do të tentojnë ta kthejnë nëpërmjet buxhetit, nëpërmjet donacioneve, projekteve që do t’i realizojnë, ndihmës së Qeverisë.

“Ne do të kërkojmë edhe një revizion nga jashtë, dihet ato projekte, ai borxh  i kujt është a është borxh real, a është i fryer, a është joreal, projektin që ka realizuar ajo ndërmarrje realisht sa ka kushtuar, që të dihet njëherë e përgjithmonë të jemi transparent. /SHENJA/