Ballina Lajme Rajoni Shqipëri – Kuvendi nis me një minutë heshtje për Dritan Priftin

Shqipëri – Kuvendi nis me një minutë heshtje për Dritan Priftin

SHPËRNDAJE

Ashtu siç ishte paralajmëruar mbrëmjen e djeshme, Kuvendi i Shqipërisë nisi seancën sot në orën 8:30.

Në fllim të seancës, deputetët shqiptarë mbajtën një minutë heshtje në nder të ish-deputetit, Dritan Prifti i cili u nda nga jeta ditën e djeshme.

Një ditë më parë kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi pezulloi seancën e që shkak u bë deputeti i PD-së, Flamur Noka i cili nuk pranoi të largohej nga salla pas vendimit për përjashtim.

Debati në seancën e ditës së djeshme mes mazhorancës dhe opozitës nisi për procedurë, pasi kryetari i Kuvendit nuk i dha fjalën deputetit Noka, shkruan Ora News.

Ky i fundit kërkoi të flistë për procedurë për t’i kërkuar kryeparlamentarit Ruçi ti tërhiqte vëmendje kryeministrit Rama që sipas deputetëve të PD fyeu ish-kryeministrin Berisha.

Mbrëmjen e djeshme u mblodh edhe Byroja e Kuvendit, e cila me 5 vota pro dhe 3 kundër vendosi të përjashtojë nga punimet e Kuvendit deputetin demokrat Flamur Noka.

Për kërkesën tjetër të bërë nga deputetet e opozitës për përjashtimin e kryeministrit Rama, Ruçi tha se nuk e merr në konsideratë.

Në rend të ditës është propozim-vendimi për ngritjen e Komisionit të Reformës zgjedhore.