Shpëtohen mbi 600 emigrantë, arrijnë në Itali

Shpëtohen mbi 600 emigrantë, arrijnë në Itali

SHPËRNDAJE

Një anije shpëtimi ka ankoruar në Sicili me 606 emigrantë që janë mbledhur në më pak se dy ditë jashtë bregut në Libi.

Ata vijnë nga rreth 20 vende në Afrikë dhe në Lindjen e Mesme e ku përfshihen 241 fëmijë dhe 11 gra shtatzëna.

Shumë nga gratë që vijnë nga Afrika thanë se kishin pësuar abuzim seksual derisa është raportuar se disa nga emigrantët janë kequshqyer, transmeton Klan Kosova.

Pesëdhjetë emigrantë kishin ikur në Libi nga Siria e shkatërruar nga lufta. Por dhuna gjithashtu shqetëson Libinë.

Rrjedha e migrantëve në Evropën Jugore nëpërmjet Mesdheut është shumë më poshtë nivelit se në vitin 2016.Në ndërkohë që Italia po lufton për të përballur fluksin e emigrantëve pasi shumica e tyre tani marrin rrugën e rrezikshme mesdhetare nga Libia.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë, UNHCR, thotë se totali i emigrantëve që arritën përmes detit këtë vit është 142,180, prej të cilëve 107,982 arritën në Itali.

Anija me emigrantët është tani në Palermo, ku migrantët përballen me një proces të gjatë të shqyrtimit, për të përcaktuar se kush prej tyre mund të kërkojë azil në mënyrë legale.