Ballina Kronika SHKUP, SULMOHET FIZIKISHT NJË NXËNËS NË AUTOBUSË

SHKUP, SULMOHET FIZIKISHT NJË NXËNËS NË AUTOBUSË

SHPËRNDAJE

Një nxënës i shkollës së mesme është sulmuar nga një grup të miturish në autobusin me numër 65 të Ndërmarrjes Transporti Publik.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 19:00 në Shkup në rrugën “Alija Avdoviq”, tek stacioni i autobusit tek Shkolla fillore “25 Maji”, një grup prej rreth dhjetëra të rinj e kanë shtyrë nga autobusi një 17 vjeçar të fshatit Smillkovc, nxënës i vitit të katërt në shkollën e mesme ASUC, si dhe fizikisht e kanë sulmuar duke e goditur me shqelma dhe grushte në trup dhe kokë.

Në një moment njëri nga sulmuesit e ka goditur me pajisje të rëndë në kokë, pas çka grupi ka ikur.

Me automjetin e ndihmës së shpejtë i riu është dërguar në Spitalin e Qytetit “Shën Naumi i Ohrit”, ku i është dhënë ndihma mjekësore.

Policia po ndërmerr të gjitha masat për zbardhjen e rastit.